BASHA: VENDI ËSHTË NË KRIZË TË THELLË POLITIKE

Cilido sistem zgjedhor të miratohet do të dështojë nëse nuk garantohet ndarja e politikës nga krimi, ndalja e blerjes së votave dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore nga një drejtësi e pavarur. Kështu shprehet kryetari i PD Lulzim Basha, që sipas tij fajin nuk e ka sistemi.

Sipas Bashës, vendi është në krizë të thellë politike, duke i dhënë përgjigje deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vjena, se kriza politike në Shqipëri është artificiale.

Basha i bëri këto deklarata para një takimi me aleatët në selinë blu.

Lexoni dhe kete

BASHA: SULMET KUNDËR OPOZITËS NUK I FSHEHIN DOT DËSHTIMET

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish përmes një deklarate shpërndarë mediave, lidhur me …