“BASHKE KUNDER EKSTREMIZMIT DHE RADIKALIZMIT TE DHUNSHEM”

Organizata “Gruaja tek Gruaja” me pjesëmarrjen e nxënësve të gjimnazit “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka” organizuan këtë të enjte një flash-mob me titull “Bashkë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”. Ky aktivitet shpreh angazhimin dhe vullnetin e të rinjve në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në komunitet nëpërmjet formave të aktivitetit të rrugës. Kjo ishte edhe një thirrje për të gjithë të rinjtë e tjerë për të mos u viktimizuar nga ideologji të ndryshme.

Qëllimi i aktivitetit është të rrisë bashkëpunimin mes të rinjve, nxënësve dhe komunitetit për të promovuar rëndësinë e tolerancës fetare në komunitet. Aktiviteti organizohet në përmbyllje të projektit “Paqja fillon me muam ne shtëpinë time, me shkollën time”, zbatuar nga “Gruaja tek Gruaja”.

Lexoni dhe kete

PROVIMI I TRETE I MATURES SHTETERORE

2.300 maturantë në DAR Shkodër i janë nënshtruar këtë të mërkurë provimit të tretë të …