BASHKEPUNIMI I HIPOTEKES ME INSTITUCIONET E TJERA NE SHKODER

Gjatë një deklarate për mediat, Genc Berhani, drejtori i hipotekës në Shkodër shprehet se mungon fryma bashkëpunuese, sidomos me Bashkinë e Shkodrës. Për këtë, ai thotë se i ka kërkuar prefektit që të ketë një tryezë të përbashkët për pjesën e aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Zyra ka pasur probleme në kthimin e përgjigjeve dhe për ankesat e qytetarëve duhet një përgjigje në kohë shton Berhani.

Sipas tij, punonjësit e hipotekës do të jenë në gatishmëri të qytetarëve çdo ditë.

Lexoni dhe kete

SHTYHET MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër dhe marshimi i Partisë Demokratike bëri që mbledhja …