Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

BASHKIA DHE KËSHILLI BASHKIAK, DEBATE NË DISTANCË PËR VLLAZNINË

Bojkotimi i stervitjes nga ana e futbollisteve te Vllaznise nuk ka mjaftuar per t’i vene ne levizje strukturat shteterore per zgjidhjen e problemit te rrogave te padhena. Perkundrazi, duket se mes paleve po thellohen edhe me shume mosmarreveshjet e kjo dallohet qarte edhe ne deklaratat e tyre. Pasditen e se premtes fillimisht ka qene kryebashkiakja Ademi ajo qe permes nje kerkese zyrtare i ka kerkuar Keshillit Bashkiak Shkoder shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare te Klubit te Futbollit Vllaznia, çka do t’i hapte me pas rrugen per funksionimin normal te anes financiare te ketij klubi dhe po ashtu edhe shlyerjen e rrogave te prapambetura per futbollistet, trajneret e Akademise dhe gjithe punonjesit e klubit.

Kryebashkiakja po ashtu i ka kujtuar kryetares se Keshillit Bashkiak dhe gjithe anetareve te tij se kampionati rifillon me 3 qershor dhe çdo vonese ne zgjidhjen e ketij problemi, do te ndikoje tek skuadra. Por nderkohe, menjehere ka ardhur edhe reagimi i Keshillit permes kryetares se komisionit te kontrollit financiar Jona Leqejza e cila bente te ditur se prej dates 13 maj i ka kerkuar administrates se klubit Vllaznia sistemimij e pasqyrave financiare dhe rishikimin e buxhetit per vitin 2020. E perderisa kjo gje nuk eshte bere, atehere edhe pasqyrat financiare nuk mund te miratohen. Qe do te thote se per momentin rreth 60 punonjes te klubit te futbollit Vllaznia do te duhet ende te presin per te marre rrogat e tyre.

Ne fakt, nese do te kishte dashamiresi mes paleve, nuk eshte shume e nevojshme qe te kete shkresa e replika. Mjafton nje takim i te gjitha paleve per te sqaruar ate se çfare nuk shkon ne kete mes dhe çeshtja e rrogave te padhena te zgjidhet. Por nese nje situate e tille do te vazhdoje edhe per pak dite, ajo qe do ta pesoje eshte vetem Vllaznia. Sakaq, bojkotimin e stervitjes te futbollisteve kuqeblu e ka mbeshtetur edhe Sindikata e futbollisteve profesioniste shqiptare e cila i ka kerkuar klubit shkodran zgjidhjen sa me te shpejte te situates se krijuar duke respektuar kontratat qe ka firmosur me futbollistet.

Lexoni dhe kete

VALTER FUSHAJ: JAM I GATSHËM PËR TË BLERË VLLAZNINË

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për të dhënë dakordësinë e nisjes së procedurave për shitjen …