Thursday , 5 December 2019

BASHKIA LEZHE INVESTON NE BALLDRE TE RI

Dhjetra banore të fshatit Balldre i Ri në Lezhë do të kenë mundesi të lëvizin në një rruge me standarte optimale. Bashkia Lezhë ka sistemuar dhe asfaltuar rrugen që lidh qendren e fshatit me varrezat, duke i dhënë në këtë mënyre zgjidhje një problemi disavjeçar. Përfundimi i këtij investimi u inspektua nga nën kryetarja e Bashkisë Alfrida Marku dhe administratori i Balldrenit Soveljan Kosova.

Investimi është pritur mjaft mirë nga banoret e këtij fshati të cilët thonë se këtë rrugë e kanë kërkuar prej shumë vitesh.

Ky investim është pjesë e shumë projekteve që po zbatohen gjatë muajve të fundit në territorin e Bashkisë Lezhë.

Lexoni dhe kete

AKTIVITETET PËR JAVËN E PAVARËSISË NË SHKODËR

Bashkia Shkodër vijon aktivitetet në Javën e Pavarësisë. Kështu këtë të dielë është organizuar aktiviteti …