BASHKIA LEZHE NIS RIKONSTRUKSIONIN E RRUGES SE PIRAJVE

Ne fshatin Piraj te Lezhes rruga ishte bere thuajse e pakalueshme. Pluhuri veres, balta dhe gropat me uje dimrit kane shoqeruar vazhdimisht levizjen e 1 mije banoreve te ketij fshati. Pavarsisht se mban emrin e heroit te dy kontinenteve, marinsit shqiptaro amerikan Gentjan Marku, nuk e ka ndihmuar per te marre tjeter trajtim. Ne zadrime eshte e vetmja rruge fshati ende e paasfaltuar dhe veshtersisht e kalueshme. Banoret thone se prej vitesh kerkojne kete rruge si nje mundesi per te levizur lirisht.

Bashkia e Lezhes thote se ka nisur nderhyrjen provizore per ta bere te kalueshme per banoret dhe se shume shpejt do te behet edhe asfaltimi i saj. Nenkryetarja e bashkise Alfrida Marku ka deklaruar se nderhyrje eshte nje nevoje per te lehtesuar levizjen e banoreve dhe per ti afruar me tregjet pasi bujqesia eshte nje sektor shume ndihmes per ta.

Administratori i Blinishtit, Artan Dajani, ka bere te ditur se do te kete vemendje te vazhdueshme ndaj ketij aksi rrugor qe lidhet edhe me qendren e fizioterapise, qe rrit edhe fluksin e levizjeve drejt ketij fshati.

Lexoni dhe kete

”SMILE ALBANIA” PROJEKTI SEZONAL I MINISTRISE SE TURIZMIT

Prej kohësh, Ministria e Turizmit ka prezantuar projektin e saj më të ri. “Smile Albania” …