BASHKIA LEZHE PARALAJMERON BIZNESET

Bashkia Lezhë përmes një urdhri të firmosur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu u kërkon të gjitha bizneseve që janë hapur në këto kohë emergjence, që nëse nuk ruhet distanca prej 1 metër nga çdo person të mos shërbehet. Gjithashtu, në urdhër kërkohet që çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse. Nisur nga problemet e vërejtura në mosrespektimin e masave shtrënguese Bashkia Lezhë, tërheq vëmendjen dhe urdhëron të gjitha njësitë tregtare, bankat, farmacitë dhe çdo njësi tjetër shërbim të marrin katër masa urgjente.

“Te mos shërbehet nëse nuk ruhet distanca prej 1 metër nga çdo person që kërkon shërbim deri në respektim e distancave sociale. Çdo person që shërben, apo që kërkon shërbim të jetë i pajisur me maskë mbrojtëse. Në të kundërt të mos jepet shërbim për personat që nuk e zbatojnë deri në marrjen e masave mbrojtëse.

Të mos lejohen grumbullime njerëzish sidomos e vëne re kjo ne njësite tregtare fruta-perime ku as shitësit dhe as blerësit rezultojnë që nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse duke lejuar grumbullime të rrezikshme në kundërshtim me rregullat e vendosura nga qeveria. Në raste të mos zbatimit të rregullave të vendosura nga qeveria do penalizohen nga ana e policisë së rendit dhe asaj bashkiake me gjoba, dhe për përsëritësit deri në bllokim të aktivitetit duke e konsideruar rrezik për komunitetin.” – thuhet në njoftimin e bashkisë.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …