BASHKIA LEZHE PRANE FAMILJEVE TE PERJASHTUARA NGA NDIHMA EKONOMIKE

Bashkia Lezhë do të jetë pranë familjeve në nevoje që janë hequr padrejtëisisht nga skema e ndihmes ekonomike.Ky fakt bëhet i ditur nga Nenkryetarja e Bashkisë Alfrida Marku, sipas të ciles çdo qytetar që është përjashtuar nga ndihma ekonomike ka të drejte të plotësoje një formular ankimimi për tju adresuar insitucioneve përgjegjëse.Gjithashtu Marku ka deklaruar se 6 % të fondit që akordohet çdo muaj për ndihmen ekonomike bashkia do ta orjentoje drejt qtyre familjeve që janë në kushte ekstreme.

Marku i ka bërë thirrje Shërbimit Social Shtetëtor që ti sqaroje qytetaret pse janë skualifikuar nga ndihma ekonomike.

Me sistemin e ri në qarkun e Lezhës janë hequr 60% e familjeve nga skema e ndihmes ekonomike, ndërsa kjo situate ka sjelle reagimin e qytetareve të prekura të cilët prej ditesh kanë pushtuar zyrat e shërbimit social, duke kërkuar shpjegime, pasi e konsiderijnë veprimin e padrejtë.

Lexoni dhe kete

TELAT DHE KABLLOT, SHQETESIM NE LAGJEN “VASIL SHANTO”

Telat elektrikë dhe kabllot e celularëve dhe internetit vazhdojnë të jenë një problem shqetësues në …