Saturday , 7 December 2019

BASHKIA LEZHE ZBATON DEKRETIN E PRESIDENTIT

Shkresa dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve ku janë vendosur KZAZ dhe heqjen e listave të zgjedhesve është bërë në zbatim të dekretit të presidentit për anullimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili tha se nëse ambjentet nuk do të lirohen vullnetarisht atëhere do të ndërhyhet konform ligjit.

Një ditë më parë në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta nëpërmjet një shkrese zyrtare Bashkia Lezhë i ka kërkuar KQZ lirimin e ambjenteve ku janë vendosur dy KZAZ si dhe heqjen e listave të zgjedhesve nga objektet që administrohen nga kjo njesi vendore.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …