Wednesday , 29 June 2022
Breaking News

BASHKIA SHKODËR BËN PËRGATITJET PËR SEZONIN TURISTIK

Tashmë jemi në prag të hapjes së sezonit turistik në Shkodër. Ndërsa fokusi është përqëndruar kryesisht në arritjen e shifrave të turistëve të sezoneve para pandemisë.

Jorida Dushi, drejtore e Zyrës së Turizmit në Bashkinë e Shkodrës, shprehet se fluksi pritet të jetë i lartë, ndërsa fokusi është në ofrimin e shërbimeve ndaj pushuesve por edhe ndaj bizneseve…

Investimet në këtë prag sezoni turistik nga Bashkia e Shkodrës kanë qenë kryesisht në sistemimin e parkut qëndror të Velipojës, por edhe në pastrimit në vijes bregdetare dhe bërjen gati për një nisje të mbarë të sezonit turistik.

Rritja e qëndrimeve të turistëve në Shkodër të cilët sipas statistikave në netë qëndrimi variojnë me një mesatare tre deri në pesë net. Por që e gjitha kondicionohet edhe nga ivestimet e mëdha në industrinë e turizmit…

Sipas të dhënave nga zyra e Taksave të Bashkisë në Velipojë janë rreth 1500 struktura akomoduese me rreth 5000 dhoma, në Theth janë rreth 47 bujtina me 936 shtretër, ndërsa qyteti i Shkodrës përfshi Shirokën dhe Zogajn ka rreth 50 struktura akomoduese me 600 shtretër.

Lexoni dhe kete

VIJON BOJKOTI I AVOKATËVE TË SHKODRËS

Vijon bojkoti i avokatëve të Shkodrës. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Dhomës …