Monday , 30 November 2020

BASHKIA SHKODËR ÇON NË PROKURORI “MED ART” PËR VLLAZNINË

Bashkia Shkodër ka dërguar në Prokurori Gjykatën e Ndërmjetësit dhe Arbitrazhit Tregtar , Qendrën “Med Art” e cila një vit më parë I ka dhënë të drejtë kompanisë zviceriane “Gea Sport” në pretendimet e saj ndaj klubit Vllaznia. Ky vendim ka sjellë edhe bllokimin e llogarive të klubit shkodran. Vendimi për dërgimin e kësaj kompanie në Prokurori e ka bërë të ditur në një prononcim për mediat vetë kryebashkiakja Voltana Ademi e cili njëkohësisht ka deklaruar se Gjykata në fjalë nuk rezulton të jetë fare e rregjistruar në rregjistrin tregtar.

Ndërkohë, e pyetur në lidhje edhe me lajmet që kanë qarkulluar sot për dërgimin në Prokurori edhe të emrave të disa futbollistëve që dyshohet se mund të kenë shitur ndeshjet e Vllaznia, ajo ka mohuar gjithçka.

Sakaq, nisja e hetimeve nga Prokuroria pritet të zbardhë të gjithë të vërtetën në lidhje me Vllazninë dhe “Gea Sport” dhe kuptohet që pritet një rikthim në normalitet të punës në klubin shkodran.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 MUND 0 – 8 DINAMON, E PARA NË RENDITJE

Tjetër fitore në kampionat për Vllaznia U19 që vijon të kryesojë e vetme renditjen e …