Wednesday , 20 November 2019

BASHKIA SHKODER FITON ÇMIMIN E TRANSPARENCES

Bashkia e Shkodrës, për të tretin vit rradhazi, fiton çmimin e Transparencës, akorduar nga Qendra Res Publica një organizëm që monitoron zbatimin e legjislacionit në këtë fushë. I pranishëm në takim, Komisioneri për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi, ka bërë një panoramë të respektimit të kuadrit ligjor nga institucionet publike, duke nënvizuar se transparenca është prioritet i kësaj zyre.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e pranishme në këtë aktivitet, ka përcjellë mesazhin e saj për rëndësinë e transparencës në punën e qeverisjes vendore, duke evidentuar se gjatë viteve të punës së saj, ka qenë prioritet që i shërben jo vetëm institucioneve por edhe qytetarëve.

“Gara e transparencës” në mes institucioneve publike, me monitorimin e Qendrës Res Publica, synon sensibilizimin e qytetarëve për të drejtën për informim duke nxitur administratën në zbatimin sa më rigoroz të kuadrit ligjor në fuqi.

Lexoni dhe kete

“KULTURA E KOMANIT DHE KOMANASIT”

Shoqata atdhetare Malësia në bashkëpunim me shoqatën atdhetare Ana e Malit dhe muzeun etnografik Leka …