BASHKIA SHKODER KA NISUR SHPERNDARJEN E DRUVE TE ZJARRIT NE SHKOLLA

Bashkia Shkodër njofton se prej nje jave ka nisur shpërndarja e druve të zjarrit për ngrohjen në shkolla. Proçesi ka filluar që nga njësitë administrative më të thella Shalë, Shosh, Pult ku ka përfunduar shpërndarja dhe po vazhdon me njësitë e tjera Administrative. Janë planifikuar për tu shpërndarë 804 m3 dru zjarri për vitin 2017. Në territorin e Bashkisë Shkodër 4311 nxënës përfitojnë ngrohjen me dru zjatti.

Ne 58 shkolla të arsimit 9- vjeçar po shperndahen 804 m3 dru zjarri. Shkolla qytet: 6 shkolla do të furnizohen me 122.4 m3 ku përfitojnë 812 nxënës Salo Halili me 18 ambjente/klasa me 396 nxënës 57.6 m3 dru zjarri Azem Hajdari me 6 ambjente/klasa me 120 nxënës 16.8 m3 dru zjarri Skenderbej me 6 ambjente/klasa me 144 nxënës 16.8 m3 dru zjarri Ndoc Mazi me 6 ambjente/klasa me 120 nxënës 16.8 m3 dru zjarri Isuf Tabaku me 4 ambjente/klasa me 32 nxënës 16.8 m3 dru zjarri.

Në Njesitë Administrative: NjA Ana Malit 5 shkolla do të furnizohen me 42 m3 dru zjarri ku perfitojnë 146 nxënës Qazim Mehja Xhaferaj Obot i vjetr Velinaj Elbace NjA Berdice 5 shkolla do të furnizohen me 86.8 m3 dru zjarri ku perfitojnë 381 nxënës Frederik Gjoni Agim Tafili Dom Mikel Gjergji Mali Hebe Seit Tagani NjA Dajç 6 shkolla do të furnizohen me 81.6 m3 dru zjarri ku perfitojnë 269 nxënës Luce Agraja Dajç i vjetër.

Lexoni dhe kete

RRUGA E THETHIT, SHUMË PREMTIME POR ASNJË NDËRHYRJE

Rruga e Thethit vijon të jetë problem për banorët e zonës. Një problem me të …