BASHKIA SHKODËR NDERON GJIMNASTËT MË TË MIRË

Ceremonitë në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shoqnisë Vllaznia kanë vijuar me nderimin e gjimnastëve dhe trajnerëve më të mirë të këtij sporti. Aktiviteti është organizuar në zyrën e kryebashkiakes Ademi dhe në emër të institucionit që ajo drejton ka vlerësuar me mirënjohje disa më të dalluarit e gjimnastikës shkodrane në vite.

Tek gjimnastika e meshkujve janë nderuar sportistët David Luka, Veselin Zako, Latif Kashi, Begator Bashkurti, Arshi Sula, Mustaf Ramja, Benjamin Naku, Artan Vukatana, Leonard Lulaj, Artur Malile dhe trajneri Nush Ciperjani. Ndërsa tek femrat janë nderuar sportistet Nurije Rama, Gjyljana Simoni, Sadber Tula, Ermira Mandija, Fatime Syjovi, Remzije Ashikja, Qamile Rama, Mimoza Skuqi, Irma Zyberi, Oneda Reçi dhe trajneri Bardhyl Hoxha.

Disa prej këtyre të nderuarve, janë shprehur shumë të lumtur për nderimin e bërë nga Bashkia Shkodër dhe Sportlub Vllaznia.

Pas gjimnastikës do të jetë rradha e sporteve të tjera për të vlerësuar dhe nderuar më të mirët në vite dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit …