Saturday , 16 November 2019

BASHKIA SHKODËR NDERON PESHËNGRITËSIT MË TË MIRË

Veprimtarët për 100 vjetorin e Vllaznisë kanë vijuar sërish. Këtë herë me një takim shumë domethënës të zhvilluar në zyrën e kryebashkiakes Ademi në të cilin janë nderuar sportistët dhe trajnerët më të mirë në sportin e peshëngritjes gjatë këtij shekulli sport në Shkodër. Në fillim ka qenë kryebashkiakja ajo që ka falenderuar të gjithë këta sportistë dhe trajnerë për kontributin e dhënë në vite për këtë qytet dhe këtë klub…


Sportistët më të mirë të Shekullit në peshëngritjes janë vlerësuar Faruk Kalleshi, Asim Belinova, Shtjefen Thaçi, Nikolin Qyrsaqi, Dedë Dekaj, Genc Barkiçi, Artur Lagja, Erkand Qerimaj dhe Isa Bala. Ndërkohë që si trajneri më i mirë është vlerësuar Petrit Hoxha. Disa prej të pranishme në këtë ceremoni, në prononcimet e dhëna për mediat janë shprehur të lumtur për vlerësimin e bërë dhe për atë çfarë kanë dhënë për këtë sport në vite..


Pas peshëngritjes, në fillim të nëntori mësohet se do të jetë rradha e mundjes për të nderuar sportistët dhe trajnerët më të mirë të saj në 100 vitet e Vllaznisë.

Lexoni dhe kete

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave …