BASHKIA SHKODËR, NË NDIHMË TË FAMILJEVE NË NEVOJË

Bashkia e Shkodrës vijon mbështetjen për individë dhe familje në nevojë në territor për të lehtësuar situatën ekonomike përmes shpërndarjes së pakove ushqimore, materialeve higjienike e të tjera.
Shpërndarja ka vijuar në Njësinë Administrative Guri i Zi, ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka informuar qytetarët mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi të rëndësishëm, ku janë ndihmuar me pako ushqimore 1444 familje në territorin e Bashkisë ndërsa 618 të tjera me pako higjienike.
Kryetarja e Bashkisë ka përsëritur thirrjen e saj për respektimin e masave të distancimit social, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe vetëm një person për familje.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …