Saturday , 25 January 2020

BASHKIA SHKODËR, PËRFORMANCA MË E MIRË FINANCIARE PËR VITIN 2018

Bashkia e Shkodrës, për të dytin vit radhazi, ka përformancën më të mirë financiare për vitin 2018. Vlerësimi është bërë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për 61 bashkitë, përmes Raportit Vjetor mbi Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm financiar Publik në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme.

Analiza për treguesit e performancës, për të cilat Bashkia Shkodër është klasifikuar në krye, është bërë bazuar në kritere si:

Dergimi në kohë i të gjitha faturave për pagesë pranë degës përkatëse të thesarit;
Dërgimi në kohë i të gjitha kontratave pranë degës së thesarit;
Numri i urdhër- prokurimeve të paautorizuara;
Kufizimi i avancimit të planit mujor të arkës;
Paraqitja, nënshkrimi dhe respektimi i afatit kohor të dorëzimit të pasqyrave financiare sipas kuadrit ligjor në fuqi;
Realizimi i shpenzimeve buxhetore;
Realizimi i shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit ekonomik; Reduktimi i nivelit të detyrimeve të prapambetura;
Realizimi i shpenzimeve kapitale;
Hedhja në sistem sipas planit kontraktual të disbursimit për investimet kapitale shumëvjeçare;
Hartimi me cilësi i planit të veprimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe paraqitja brenda afateve kohore të përcaktuara;
Gjithëpërfshirja dhe rregullsia e raportimit vjetor mbi sistemin e kontrollit të brendshëm;
Efektiviteti i mekanizmave bazë të përgjegjshmërisë menaxheriale në njësitë e sektorit publik.

Në fakt, edhe për vitin 2017, Bashkia e Shkodrës është renditur ne krye për përformancën më të mirë financiare.

Lexoni dhe kete

DEBATE PËR KINEMA “MILLENIUM” NË SHKODËR

Një temë që solli debate në mbledhjen e pasditës të së mërkurës në Këshillin Bashkiak …