BASHKIA SHKODER RAPORTON PER SITUATEN E KRIJUAR

Bashkia e Shkodrës raporton për gjëndjen e krijuar në territorin e saj pas reshjeve të shiut. Kështu, bazuar në informacionet e IGJEUM, me vazhdimin e reshjeve si dhe për shkak rritjes së pritshme të temperaturave gjate ditëve të ardhshme, mund të ketë prurje të mëdha në bazenet ujëmbledhës të lumenjve Drin e Buna.

Duke parashikuar edhe shkarkimet e mundshme nga hidrocentralet, mund të krijohen probleme në disa fshatra të NJA Gur i Zi, Ana e Malit dhe Dajç të Bashkisë Shkodër. Po ashtu edhe përrenjtë malorë mund te kenë prurje te mëdha. Bashkia Shkodër kërkon nga KESH që të bëjë menaxhimin e digave të HEC-eve dhe te ketë një plan- protokoll veprimi, i cili duhet të parandalojë sa më shumë të jetë e mundur problemet që mund të krijohen nga shkarkimet.

Para disa ditësh, tokat bujqësore në zonën e NënShkodrës u përballen me përmbytje, ku qindra ha mbetën në pushtetin e ujit. Shkrirja e dëborës dhe reshjet e dendura të shiut mund të krijojnë në këtë mënyrë frikën për përmbytje në këto zona.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …