BASHKIA SHKODER VIJON PUNEN PER HAPJEN E RRUGES SE THETHIT

Ashtu siç u bë e ditur më parë nga drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Gentian Mema, në një intervistë në Tv Rozafa, Bashkia e Shkodrës prej disa ditësh po punon për zhbllokimin e rrugës së Thethit. Kjo rrugë ka një trashësi bore mbi 2 metër në shtratin e saj. Përparimi i mjeteve është mjaft i vështirë për shkak të volumit shumë të madh të borës që duhet të largohet. Sipas parashikimeve të Bashkisë Shkodër, ndërhyrja do të vazhdojë 10- 15 ditë në varësi të kohës dhe situatave të papritura. Ndërkohë, deri të dielën është bërë e mundur te hapen 2 km rrugë.

Pavarësisht se segmenti Bogë- Thore nuk është në administrimin e saj, Bashkia e Shkodrës ka nisur pastrimin dhe deri në Qafë Thore janë 4.5 km rrugë me një shtresë bore 1 metër që rritet me rritjen mbi nivelin e detit. Si pasojë e ortekëve në disa pjesë trashësia e borës është edhe 5-6 m. Ndërhyrja e Bashkisë së Shkodrës po mbështetet edhe nga Forcat e Armatosura, të cilat do të bashkëveprojnë deri në zhbllokimin e plotë të rrugës. Sezoni turistik është afër dhe bora duhet larguar në këto zona, që frekuentohen nga një numër i lartë turistësh gjatë verës.

Ndërkohë, qeveria duket se nuk shqetësohet aspak për këto zona, një problematikë që është ngritur shpesh edhe nga banorët.

Lexoni dhe kete

PERKUJTOHET 45-VJETORI I REVOLTES SE SPAÇIT

Në 45-vjetorin e revoltës së Spaçit, kreu i shtetit Ilir Meta kërkoi ngritjen e një …