BASHKIA SHKODER VLERESOHET PER PERFORMANCE DHE MENAXHIM FINANCIAR

Bashkia Shkoder eshte vleresuar nga Ministria e Financave per performance dhe menaxhimin financiar. Keshtu thuhet edhe ne raportin me te fundit te publikuar nga kjo ministri qe rendit bashkite me piket me te larta te performances financiare. Në raportin e Ministrisë së Financave për vitin 2016 në lidhje me menaxhimin financiar të bashkive, Bashkia Shkodër vlerësohet në vend të parë në renditjen për bashkitë e mëdha dhe e dyta në nivel kombëtar. Kjo ministri, në raportin e saj vjetor liston Bashkinë Shkodër me 430 pikë, nga 450 pikë maksimale të mundshme. Nderkohe, në renditjen për bashkitë e mëdha, Shkodra kryeson e para, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana.

Kjo renditje e lartë i referohet: Dërgimit në kohë të faturave për pagesë në degën e thesarit; Numrit të kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor; Numrit të urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Dorëzimit në kohë të kontratave në Thesar; Urdhër-prokurimet e paautorizuara; Mjedisi i kontrollit; Menaxhimi i Riskut; Aktivitetet e kontrollit; Informimi dhe komunikimi; Monitorimi; Përgatitja e audituesve të brendshëm; Raportimi në kohë i Audituesve; Monitorimi i pyetësorit të vetëvlerësimit të audituesve të brendshëm; Cilësia e raportimit të audituesve të brendshëm dhe Pozicione aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Lexoni dhe kete

DITA E LIQENIT TE SHKODRES

E kthyer në traditë tashmë “Dita e liqenit të Shkodrës”  e cila shënon hapjen e …