Wednesday , 17 January 2018

BASHKIA VETEM 1 MJET PER NDERHYRE NE KANALET E DYTA

Bashkia Lezhë ka vetëm një mjet për pastrimin e kanaleve të dyta kulluese dhe ky është i pamjaftueshem për tju përgjigjur nevojave që ka Lezha. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Bujqesisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural në Bashkinë Lezhë Gjovalin Gjeloshi.

Sipas tij tre mjetet e tjera që disponon kjo njesi vendore nuk i kanë parametrat teknik për të pastruar kanelet e dyta kulluese, ndaj qeveria duhet të shohe me prioritet ketë problem.

Deri tani në territorin e Bashkisë Lezhë janë pastruar afro 90 km kanale kulluese, por nevojat janë shumë herë për të mëdha për të shmangur përmbytjet ne zonat problematike.

Lexoni dhe kete

SHTYHET ME 2 DITE APLIKIMI PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Aplikimi për ndihmën ekonomike sipas skemës së re ka bërë që Ministria e Mirëqenies sociale …