BASHKIMI PRIZRENIT MUND VLLAZNINË NË MIQËSORE

Fundi i vitit po shoqërohet me disa aktivitete përmbyllëse për 100 vjetorin e krijimit të shoqnisë Vllaznia dhe pas volejbollit, tashmë ka qenë rradha e basketbollit për të zhvilluar një kupë për këtë ngjarje historike. Përballë ekipit të femrave të Vllaznisë ka qenë Bashkimi I Prizrenit, skuadra më e mirë aktualisht në Kosovë në rradhët e së cilës kishte disa lojtare të huaja ndërkohë që tek ekipi shkodran trajneri Gjeçaj kishte lënë pushim dy lojtaret më të mira, Bujarin dhe Daboviç.

Për rrjedhojë diferencat në fushë kanë qenë të mëdha dhe Bashkimi ka fituar me rezultatin e thellë 82 me 42. Për ndihmëstrajneren e ekipit kosovar Fllanza Balluku e rëndësishme është që u luajt kjo miqësore dhe njëkohësisht bëri ftesën që Vllaznia t’ua kthejë vizitën në Prizren. Ndërkohë trajneri i Vllaznisë Gjeçaj u shpreh se skuadra kishte shenja lodhje dhe përpos kësaj evidentoi nivelin e lartë të kundërshtarit.

Kupën e vënë nga organizatorët, kapitenes së Bashkimit të Prizrenit ia ka dorëzuar inspektori I klubit Vllaznia Astrit Zaganjori dhe ajo çka është e rëndësishme ka të bëjë me rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy ekipeve edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …