Wednesday , 18 September 2019

BASKETBOLL/ 6 SPORTISTE LARGOHEN NGA VLLAZNIA

Shpresat ishin të mëdha që në sezonin e ri Vllaznia e basketbollit të femrave të ishte jo vetëm pretendente për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit por edhe për të pretenduar më shumë. Por kjo vëshirë të ndodhë. Ditët e fundit shumë plane të trajneri Bledar Gjeçaj janë prishur. Kjo sepse në mënyrë disi të papritur, I janë larguar nga ekip 5-6 sportiste, të cilat tashmë kanë vënë në dyshim jo vetëm pretendimet por edhe pjesmarrjen në kampionat.

E para që hapi serinë e largimeve ka qenë basketbollistja Orjeta Basha. Ajo për arsye familjare ka udhëtuar drejt Italisë ku do të vazhdojë të jetojë tani e tutje. Po ashtu, 15 vjeçarja e talentuar Klea Kaçi ka udhëtuar drejt Amerikës për të vazhduar atje shkollën dhe sportin. Këtyre dy lojtareve iu shtuan edhe dy të tjera të cilat për arsye personale janë larguar nga ekipi. Por, sikur të mos mjaftonin gjithë këto largime, edhe dy basketbolliste të tjera I kanë dhënë lamtumirën Vllaznisë.

Por këtë herë ata nuk e kanë braktisur sportin, por kanë preferuar të kalojnë tek ekipi I Tiranës pas ofertës më të mirë financiare që kanë marrë prej tij. Bëhet fjalë për dy lojtaret e talentuara 18 vjeçare Klea Verri dhe Mirela Lugaj. Ata janë dy nga vajzat më të talentuara të kombëtares së kësaj grupmoshe dhe si të tilla janë pikasur nga ekipi bardheblu që I ka bërë pjesë të tij për sezonin e ri. Sakaq, largimi I gjithë këtyre lojtareve ka vënë në pikëpyetje serioze paraqitjen e Vllaznisë në kampionat megjithatë stafi teknik është duke u munduar të gjejë zgjidhje të tjera, për të zëvendësuar në njëfarë mënyre boshllëkun e krijuar nga largimi I gjithë këtyre sportisteve.

Lexoni dhe kete

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë …