Thursday , 12 December 2019

BASKETBOLL/ANALIZË TEK VLLAZNIA, PARALAJMËROHEN MASA

Humbja e pësuar ndaj “Goga Basket” në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, u ka djegur shumë drejtuesve të Vllaznisë. Për më tepër që ajo luhej në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” përpara tifozëve shkodranë. Më shumë sesa për humbjen, drejtuesit e këtij ekipi janë të shqetësuar për lojën shumë të dobët që ai ka zhvilluar dhe paraqitjen nën nivelin e duhur të disa lojtarëve kryesisht të huajt. Për këtë arsye, mësohet se mbrëmjen e së dielës është zhvilluar një analizë e thellë e kësaj ndeshje.

Vetë shoqata e basketbollit Vllaznia ka dalë me një komunikatë për shtyp në lidhje me këtë analizë në të cilën thuhet se “gjatë analizës u munduam të nxjerrim defektet gjatë ndeshjes, sidomos gabimet në lojë dhe përformancën e dobët të disa lojtarëve, veçanërisht atyre të huaj. Në mënyrë që të riparohen sa më parë këto probleme dhe skuadra të jetë sa me kompakte në ndeshjet e radhës dhe t’i përballojë me sukses sfidat e tjera”. Por jo vetëm kaq. Duket se presidenti Xhaferi ka lëshuar edhe një paralajmërim për pjestarët e ekipit se nëse performanca do të jetë e dobët edhe në ndeshjet e ardhshme, atëherë ndaj tyre do ketë masa ndëshkimore.

“Mesazhi i presidentit Xhaferi ka qenë i qartë: Skuadra do të luftojë deri në fund që të arrijmë objektivat tonë dhe nuk do të ketë asnjë tolerim për secilin nga pjestarët e ekipit për performancë të dobët në ndeshjet e ardhshme”- shkruhet më tej në komunikatën për shtyp të shpërndarë ndërkohë që u bëhet thirrje sërish tifozëve për ta mbështetur ekipi dhe njëkohësisht u është kërkuar falje për paraqitjen e dobët në ndeshjen ndaj Goga Basket. Por kthesa duket shumë e vështirë. Këtë javë Vllaznia do të ndeshet në Durrës me Teutën dhe padyshim që do të jetë shumë e vështirë, megjithatë e rëndësishme është që loja të vijë duke u rritur.

Lexoni dhe kete

BASHKIMI PRIZRENIT MUND VLLAZNINË NË MIQËSORE

Fundi i vitit po shoqërohet me disa aktivitete përmbyllëse për 100 vjetorin e krijimit të …