Wednesday , 18 September 2019

BASKETBOLL FEMRA/ TË PREMTEN SUPERSFIDA VLLAZNIA- TIRANA

Kampionati kombëtar i basketbollit të femrave këtë javë do të dhurojë një supersfidë, atë në mes dy ekipeve që mbajnë aktualisht vendet e para të renditjes, Tiranës dhe Vllaznisë. Ndeshja do të zhvillohet pasditen e së premtes në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është një sfidë që pritet me interes. Ekipi shkodran këtë sezon po bën një paraqitje të shkëlqyer duke siguruar me 90 për qind që tani objektivin për të qenë në katërshen e ekipeve më të mira të kampionatit. Por vajzat e drejtuara nga trajnerët Bledar Gjeçaj dhe Aferdita Rakaj pretendojnë për më shumë.

Ata do synojnë të shkojnë deri në finale, ndonëse kjo duket paksa e vështirë sepse ka ekipe që kanë investuar shumë duke blerë edhe lojtare të huaja ndërkohë që Vllaznia është e përbërë nga një grup vajzash të reja të talentuara. Megjithatë, shkodranet do të tentojnë deri në fund. Pasi kanë mundur para pak javësh Flamurtarin kampion në fuqi të vendit, pse jo do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe nesër ndaj Tiranës. Trajneri Gjeçaj megjithatë kërkon të jetë i matur në deklaratat e tij. Ai thekson se e rëndësishme është që të jetë një ndeshje e bukur dhe ekipi të shprehet mirë në fushën e lojës.

Fakti që përballen dy ekipet e vendeve të para pritet të sjellë një numër të konsiderueshëm sportdashësish në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të mbështetur vajzat shkodrane dhe pse jo për të festuar bashkë me to fitoren e rradhës.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …