Saturday , 16 November 2019

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA “BEFASOHET” NGA STUDENTI

Me Daboviç e Bujarin të marra ditët e fundit, Vllaznia e basketbollit të femrave u mendua se do të fitonte lehtë ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Studentit, por nuk ka ndodhur kështu. Në “Qazim Dervishi” ka qenë ekipi kryeqytetas që ka triumfuar me rezultatin 66 me 62. Një humbje ndoshta e papritur pasi në 20 minutat e para të ndeshjes Vllaznia ka dominuar në fushë por e pakuptueshme ajo që ndodhi në pjesën e dytë.

Trajneri Bledar Gjeçaj në prononcimin e tij pas ndeshjes kuptohet që është shfaqur i mërzitur, megjithatë ka deklaruar se ekipit i duhet kohë për të ingranuar edhe lojtaret e sapoardhura me pjesën tjetër të vajzave që e përbëjnë atë.

Me humbjen ndaj Studentit, Vllaznia do t’i duhet të rikuperojë jo pak në takimet e ardhshme për të siguruar me çdo kusht renditjen në mes katër ekipeve më të mira të vendit që është edhe objektivi i tij.

Lexoni dhe kete

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT PËR NDESHJET E KOMBËTARES

Kampionati kombëtar i Superligës këtë javë siç dihet, është ndërprerë për shkak të ndeshjeve të …