BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON LEHTË ME APOLONINË

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore përgjithësisht të lehtë ndaj Apolonisë në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vajzat kuqeblu nuk e kanë patur të vështirë të mundin këtë kundërshtar dhe në fund të takimit është vulosur rezultati 87 me 58, rezultat ky që mund të kishte qenë edhe më i thellë në fakt, por stafi teknik i ekipit shkodran në minutat e fundit ka aktivizuar të gjitha lojtaret e stolit.

Trajneri Bledar Gjeçaj në prononcimin e tij pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në këtë takim por ndërkohë duke folur për objektivat e saj të mëtejshme, ka lënë të hapur mundësinë për të tentuar pse jo edhe vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Vllaznia javën e ardhshme do të luajë një sfidë shumë të fortë në Tiranë ndaj Partizanit, e cila do të vendosë dhe renditjen përfundimtare të ekipit shkodran në prag të nisjes së fazës së tretë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e …