BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA I MERR VENDIN E TRETË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për femra ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditen e së shtunës në “Qazim Dervishi” ndaj Tiranës. Vajzat shkodrane kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke e kontrolluar lojën nga fillimi e deri ne fund teksa kanë triumfuar me rezultatin 76-63. Vetëm perioda e parë është shoqëruar me njëfarë rivaliteti dhe ajo është mbyllur me shifrat 20-19.

Në të dytën ndërkohë epërsia e Vllaznisë ka ardhur duke u rritur dhe kështu ka ndodhur deri në fund teksa vajzat shkodrane kanë kontrolluar gjithçka në fushë duke mbyllur takimin me fitoren e tyre. Fundi është shoqëruar me një atmosferë shumë entuziaste në kampin shkodran sepse ka qenë një fitore e rëndësishme dhe këtë e ka shfaqur në fjalët e tij edhe trajneri Bledar Gjeçaj.

Vllaznia dhe Tirana në këtë mënyrë pas kësaj jave barazohen me pikë dhe ndajnë me njëra- tjetrën vendin e tretë dhe të katërt të renditjes. Pas kësaj fitoreje, ekipi shkodran ka më shumë besim në rradhët e veta dhe do të synojë deri në fund, pse jo të kapë edhe finalen e kampionatit.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …