Friday , 27 November 2020

BASKETBOLL FEMRA: VLLAZNIA MUND ME 40 PIKĖ KAMZĖN

Vllaznia nė basketboll pėr femra ka bėrė detyrėn duke fituar ndeshjen e rradhės nė kampionat. Ajo ka mundur ekipin e Kamza Basket me rezultatin e thellė 77 me 37. Ndeshja e  luajtur ditėn e djeshme nė pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka qenė e planifikuar pėr t’u luajtur ditėn e shtunė por siē dihet, kėtė fundjavė aty do tė zhvillohen finalet  e Kupės sė Shqipėrisė nė boks dhe prandaj ishte bėrė ky spostim. Takimi nuk ka patur shumė histori. Vajzat shkodrane tė drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha e kanė nisur mirė atė dhe qė nė periodėn e parė ka nisur shkėputja.

Ky 10 minutėsh ėshtė mbyllur nė shifrat 24 me 10 ndėrkohė qė epėrsia ka ardhur duke u rritur gjithnjė e mė shumė sepse perioda e dytė do tė mbyllej 22 me 11. Me 25 pikė diferencė ekipet do tė shkonin nė dhomat e zhveshjes dhe natyrisht qė fitorja pėr Vllazninė ishte e sigurtė, duke parė edhe nivelin e kundėrshtarit. Kjo gjė i dha mundėsinė stafit teknik tė ekipit shkodran qė nė dy periodat e fundit tė ulte nė stol tre lojtaret me pėrvojė, kapitenen Mustafa dhe dy basketbollistet e tjera, Bashėn dhe Berranijen dhe ka aktivizuar nė vend tė tyre vajza tė reja. Megjithatė edhe ato kanė luajtur mirė. Kanė fituar periodėn e tretė 15 me 9 dhe tė katėrtėn 16 me 10 duke bėrė qė e gjithė ndeshja tė mbyllej me rezultatin e pėrgjithshėm 77 me 37.

Diferenca e madhe prej 40 pikėsh tregon mė sė miri dominimin e ekipit shkodran qė me kėtė fitore forcon pozitat e tij nė vendin e katėrt nė renditje megjithatė pėrcaktues pėr kėtė vend do tė jetė takimi i javės sė ardhshme me Studentin dhe nė rast fitoreje pastaj Vllaznia siguron pėrfundimisht njė vend nė plej- of, ēka ėshtė edhe objektivi i saj nė kėtė sezon.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 5 – 0 NDAJ AKADEMISƋ SƋ FUTBOLLIT

Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme eshte ngjitur ne kuoten …