BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA MUNDET 71 – 78 NGA TIRANA

Pas fitores ne mesjave ndaj Kamzes, Vllaznia e basketbollit te femrave eshte mundur sot nga Tirana ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ne perfundim te ndeshjes se luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat bardheblu kane fituar me rezultatin 78-71. Ndeshja eshte shoqeruar me rivalitet. Ndonese ne rradhet e Vllaznise ka munguar serbia Daboviç, serish lojtaret e tjera jane munduar te japin me te miren e tyre.

Ne pjesen e pare ne fakt ka shume gabime nga ana e tyre dhe 20 minutat e para te ndeshjes do te mbylleshin me shifrat 25-35 ku ne rradhet e ekipit te Tiranes ka spikatur basketbollistja shkodrane Klea Verri qe ka qene protagonistja kryesore me piket e shumta qe ka shenuar. Nderkohe ne pjesen e dyte Vllaznia tjetersohet dhe jo vetem arrin ta ngushtoje rezultatin por edhe te tentoje fitoren.

Por ne momentet me te mira te ndeshjes, do te vinte nje vendim i pajustifikuar i arbitrave te ndeshjes per kapitenen e Vllaznise Ingrid Dashja duke i dhene asaj teknik perjashtimi. Pa te ne fushe dhe me ndonje gabim te verejtur ne fund, Tirana arrin ta ruaje avantazhin dhe ne fund ajo fiton 78-71 nderkohe qe Vllaznia pajtohet me humbjen por duke menduar tashme per sfiden e rradhes. Trajneri Gjeçaj pas ndeshjes e ka pranuar se vendimet e arbitrave ndikuan ne rezultat.

Pavarësisht humbjes, ekipi i Vllaznisë do të tentojë që në gjysmën e dytë të kampionatit të arrijë rezultate më të mira dhe të arrijë objektivin që ka për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të tij.

Lexoni dhe kete

KEQI: KËNAQËSI TË JEM GOLASHËNUESI MË I MIRË NË MALTË

Një futbollist shkodran është shpallur kampion në Maltë me ekipin e Florianës. Bëhet fjalë për …