Sunday , 8 December 2019

BASKETBOLL/ FEMRAT E VLLAZNISË DY NDESHJE – DY FITORE

Pas fitores në ndeshjen e parë të kampionatit, atë në Elbasan ndaj skuadrës vendase javën e kaluar me rezultatin 65-60, Vllaznia e basketbollit të femrave ka arritur edhe fitoren e dytë. Këtë herë ndaj ekipit të Kamzës në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj të cilës ka triumfuar me rezultatin e thellë 84-27.Në këtë mënyrë starti i kampionatit ka qenë i shkëlqyer për skuadrën e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj ndonëse i janë larguar plot 5 lojtarë para fillimit të kampionatit.

Për këtë arsye, kampionati i Vllaznisë duket se do të jetë vetëm renditja në në vendet 4-5 sepse nuk mund të pretendosh më shumë duke parë edhe përbërjen që tashmë ka ekipi ku shumica e tij është e përbërë nga basketbolliste të reja. Këtë gjë ka deklaruar edhe vetë trajneri në prononcimin e tij të dhënë për mediat.

Ndeshjen e ardhshme, Vllaznia do ta luajë në Vlorë ndaj Flamurtarit, një ndeshje padiskutim shumë e mirë megjithatë ajo do të tentojë fitoren të bëjë një paraqitje sa më të mirë.

Lexoni dhe kete

JONUZ: VLLAZNIA, OBJEKTIV FITOREN ME LUFTËTARIN

Të shtunën në orën 13.30 Vllaznia do të luajë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit ndeshjen e …