Tuesday , 22 October 2019

BASKETBOLL/ FIRMOS NJË AMERIKAN, PRITET NJË TJETËR

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë në basketboll për të forcuar ekipin me lojtarë cilësorë, vazhdojnë. Madje, presidenti Xhaferi dhe drejtori teknik Halili nuk kanë pritur ndërrimin e viteve për të zyrtarizuar një tjetër firmë në kontratë. Natën e fundit të vitit të kaluar, dy drejtuesit e lartë të basketbollit kanë firmosur me një tjetër basketbollist amerikan. Bëhet fjalë për Javis Howard, shtatëlartin I cili kishte disa ditë që stërvitej me ekipin shkodran dhe duket se ka bindur trajnerin Plantak për vlerat e tij. Duke parë dështimin me dy amerikanët e tjerë, presidenti Xhaferi vendosi që të gjithë lojtarët e huaj fillimisht do të vijnë për provë tek Vllaznia dhe nëse bindin, mund të firmosin.

Dhe Howard do të jetë kësisoj pjesë e kuqebluve për vazhdimin e sezonit. Në fakt ky basketbollist nuk është krejt I panjohur. Ai në dy muajt e kaluar ka qenë pjesë e ekipit Golden Eagle Ylli të Suharekës ndërkohë që tashmë do të tregojë vlerat e tij në Shqipëri si pjesë e Vllaznisë. Bashkë me Malik Karter që është pjesë e skuadrës, në këtë mënyrë ka shkuar deri më tani në dy numri I amerikanëve që janë pjesë e skuadrës shkodrane. Por ky numër pritet të rritet edhe më tej. Pikërisht ditën e sotme duhet të mbërrijë tek Vllaznia edhe një tjetër lojtar nga kontinenti I largër. Bëhet fjalë për Leo John Svete I cili luan në pozicionet 2 dhe 3. Edhe ai do të jetë në provë për disa ditë dhe më pas do të vendoset edhe për të nëse do të firmosë apo jo.

Megjithatë, lojtarët e huaj që do të vijnë në provë nuk do të jenë vetëm amerikanët sepse në ditët e ardhshme priten edhe basketbollistë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Të gjitha këto përpjekje po bëhen nga presidenti Xhaferi dhe stafi I tij për të forcuar skuadrën me lojtarët e duhur në mënyrë që ajo të arrijë objektivin e saj.

Lexoni dhe kete

ÇINARI: KEQARDHJA QË I SHËNOVA VLLAZNISË, POR JAM PROFESIONIST

Fitorja 3-1 ndaj Vllaznisë i ka lumturuar të gjithë në kampin e kuq. Drejtori i …