BASKETBOLL/ IKËN PERINE, PRITET NJË AMERIKAN TJETËR

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ende nuk e ka gjetur qetësinë e duhur sa i takon stabilizimit të skuadrës. Prej saj vazhdojnë të vijnë dhe të ikin lojtarë dhe padyshim që një situatë e tillë nuk duket dhe aq normale. Lojtari i rradhës që ka lënë Shkodrën dhe Vllazninë ka qenë amerikani Bryquis Perine. Ky i fundit kishte disa kohë që nuk po jepte kontributin e tij në skuadër si rrjedhojë e ndërhyrjes kirurgjikale që bëri, por ndërkohë ditët e fundit për të ka shfaqur interes një ekip francez me të cilin ka luajtur edhe më parë dhe drejtuesit e Vllaznisë nuk e penguan por arritën akordin me të për ta lejuar të largohet.

Por ndërkohë në njoftimin e vetë shoqatës së basketbollit Vllaznia është bërë e ditur se stafi menaxhues i saj po punon për afrimin e lojtarëve të tjerë cilësorë për të ndërhyrë në pozicionet për të cilët skuadra ka nevojë, në arritjen e objektivave sportive. Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit shkodranë janë shumë pranë akordit me një tjetër basketbollist amerikan. Ky i fundit mësohet se ka qenë pjesë e ekipit të Pejës kohët e fundit por tashmë është larguar prej tij dhe me shumë mundësi do të vishet kuqeblu në ditët e ardhshme.

Interesant është fakti se ndeshjen e rradhës në Ligën Ballkanike, Vllaznia do ta luajë pikërisht ndaj ekipit kosovar të Pejës më 25 shkurt në “Qazim Dervishi”. Por pa shkuar tek ky ballafaqim, kuqeblutë do ta kenë mendjen tek sfida e rradhës për kampionat fillimisht me Partizanin e më pas me Tiranën. Objektivi i tyre kryesor tashmë është fokusuar tek kampionati ku do të synohet deri në fund fitimi i titullit kampion.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …