Tuesday , 29 September 2020

BASKETBOLL/ KUPA DHURON DY SFIDA VLLAZNIA – PARTIZANI

Lajmi që ndeshja e rradhës për Ligën Ballkanike në mes Rahovecit dhe Vllaznisë eshte shtyre tashmë është konfirmuar edhe nga vetë klubi kosovar, por gjithsesi në faqen zyrtare të kësaj Lige, ende data e zhvillimit të këtij takimi është 23 janari. Gjithsesi, në Shkodër nuk janë duke u marrë më me këtë detaj, por po vijojnë përgatitjet për sfidën e së premtes për kupë me Partizanin. Sipas shortit të hedhur, takimi do të luhet në Tiranë, pikërisht në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në orën 17.00. Pavarësisht se ndeshja nuk do të luhet në Shkodër, objektivi i Vllaznisë padyshim që është kualifikimi për në turin gjysmëfinal të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, mësohet se klubi Vllaznia ka bërë kërkesë në Federatë për t’i luajtur ndeshjet e turit final të Kupës së Shqipërisë së këtij sezoni në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Megjithatë, bëhet e ditur se këtë gjë ka kërkuar edhe Teuta dhe Goga Basket dhe zgjidhja që Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka menduar për këtë gjë, është hedhja e shortit. Megjithatë, para se të mendojë për turin final, ekipi shkodran duhet të kalojë Partizanin njëherë në ndeshjen çerekfinale dhe djemtë e drejtuar nga Darko Vujaçiç janë të përgatitur për ta bërë këtë gjë. Por nga ana tjetër, kualiifikimin do të kërkojë edhe ekipi i femrave të Vllaznisë. Sipas shortit të hedhur, edhe ky ekip do të ndeshet këtë herë me Partizanin por me ndryshimin e vetëm se ndeshja mes tyre nuk do të luhet në Tiranë por në Shkodër.

Pra, të enjten në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të ndeshen dy skuadra të cilat pritet të dhurojnë një sfidë shumë interesante, duke përsëritur emocionet e përballjes në mes tyre në kampionat, kur Vllaznia fitoi në sekondat e fundit. Vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj do të kërkojnë të njëjtën gjë edhe këtë herë dhe përveç fitores do të sigurojnë edhe kualifikimin për në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …