Wednesday , 18 September 2019

BASKETBOLL MESHKUJ/ TË DIELËN KAMZA- VLLAZNIA

E diela që vjen do të dhurojë edhe një tjetër ndeshje shumë interesante, atë që Vllaznia e basketbollit të meshkujve do të luajë ndaj Kamzës me skuadrën vendase. Interesante por më së shumti do të jetë shumë përcaktuese. Vllaznia dhe Kamza Basket ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë në renditje por kjo e fundit ka dy pikë më shumë në renditje dhe në rast të një tjetër fitoreje, shanset e ekipit shkodran për të shpëtuar nga rënia prej kategorisë do zvogëloheshin edhe më shumë. Kamza e ka mundur edhe në “Qazim Dervishi” ekipin kuqeblu dhe duket më në avantazh në renditje por deri në fund të kampionatit ka edhe shumë javë të tjera dhe gjërat mund të përmbysen. Mjafton një fitore e Vllaznisë të dielën dhe gjërat do të nisin të marrin rrjedhë tjetër.

Ardhja e tre basketbollistëve amerikanë dhe e trajnerit kroat, i ka dhënë një tjetër ngjyrë skuadrës por gjithsesi ajo nuk është ende aty ku duhet. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Teutës javën që shkoi. Madje trajneri Plantak deklaroi se skuadrën e vërtetë do ta shohim në fushë pas tre javësh, pikërisht pas ndeshjes me Partizanin. Por problemi është se deri atëherë mund të jetë vonë. Një tjetër humbje ndaj Kamzës edhe këtë ndeshje, do t’ia vështirësonte edhe më shumë gjërat ekipit shkodran. por drejtuesit e tij nuk e mendojnë këtë. Ata shohin për më tej dhe nuk duhet të mendojnë fjalën humbje. Një fitore të dielën ndaj Kamzës do t’i rihapte rrugën Vllaznisë për arritjen e objektivit që ka, në rast të kundërt gjërat do të vështirësoheshin gjithnjë e më shumë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME RAKAJN E MEMÇAJN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk është përqendendruar vetëm tek blerja e lojtarëve të huaj …