Sunday , 29 November 2020

BASKETBOLL MESHKUJ: VLLAZNIA FITON ME ARDHMĖRINĖ

Pėrveē volejbollistėve, edhe basketbollistėt e Vllaznisė kanė qenė tė suksesshėm kėtė javė. Ata kanė fituar ndeshjen e tyre tė rradhės, atė tė luajtur nė Tiranė ndaj ekipit Ardhmėria Basket qė drejtohet nga shkodrani Afrim Bilali. nė fund tė takimit ėshtė fiksuar rezultati 60 me 52 nė favor tė tyre por nė fakt, nuk ka qenė njė fitore aspak e lehtė. Perioda e parė ėshtė fituar nga kryeqytetasit me shifrat  15 me 11 dhe po ashtu edhe e dyta ka folur pėr ta dhe ėshtė mbyllur 13 me 12.

Nė kėtė mėnyrė, me 5 pikė epėrsi nė favor tė Ardhmėrisė, ekipet kanė shkuar nė pushimin e takimit. Pjesa e dytė nis disi mė mirė pėr shkodranėt qė fitojnė periodėn e tretė 17 me 14 por vendimtare pėr fatet e takimit do tė ishte e katėrta. Lojtarėt e drejtuar nga trajneri Fatjon Halluni, pėr shkak se trajneri i parė Bledar Gjeēaj siē dihet ėshtė i dėmtuar, e kanė rritur lojėn dhe e kanė fituar kėtė 10 minutėsh tė fundit me shifrat 20 me 10 duke bėrė qė i gjithė takimi tė fitohej prej tyre me tetė pikė epėrsi, 60 me 52. Nė kėtė takim, ka debutuar me kėtė skuadėr edhe blerja mė e re e saj, Julian Hamati. Ai madje me 14 pikė tė shėnuar ka qenė bashkė me Bekteshin, pikėshėnuesit mė tė mirė tė skuadrės shkodrane.

Vllaznia me kėtė fitore ėshtė ngjitur nė vendin e dytė nė renditje por pėr pėrcaktimin e renditjes pėrfundimtare tė fazės sė parė duhet pritur edhe rezultati i dy takimeve tė fundit tė saj. Javėn e ardhshme shkodranėt do presin nė “Qazim Dervishi” ekipin e Kamzės ndėrsa javėn e fundit do tė udhėtojnė drejt Durrėsit pėr t’u ndeshur me Teutėn. Objektivi ėshtė i qartė pėr ta mbyllur kėtė fazė nė vendin e dytė dhe pėr tė shpresuar pastaj tek pėrforcimet e tjera nė janar nė mėnyrė qė tė synohet fitimi i titullit tė katėrt kampion rradhazi.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 MUND 0 – 8 DINAMON, E PARA NƋ RENDITJE

TjetĆ«r fitore nĆ« kampionat pĆ«r Vllaznia U19 qĆ« vijon tĆ« kryesojĆ« e vetme renditjen e …