BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA FITON MIQËSOREN ME MALAZEZËT

E ndërsa kampionati i femrave ka vijuar normalisht me ndeshjet e tij të rradhës, ai i basketbollit të meshkujve është ndërperë për shkak të grumbullimit të kombëtares shqiptare. Vllaznia ndërkohë e ka shfrytëzuar këtë pauzë të kampionatit, për të zhvilluar një ndeshje miqësore me një ekip malazez, pikërisht Studentski Centar, ndeshje kjo që është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mbrëmjën e së shtunës.

Takimi është dominuuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët shkodranë dhe në fund ata kanë fituar me rezultatin 79 me 65. Pas përfundimit të takimit, trajneri Vujaçiç e ka vlerësuar shumë një miqësore të tillë që i ka vlejtur jo pak skuadrës që ai drejton.

Përkthimi: Kjo miqësore na vlejti shumë. Luajtëm përballë ekipit të dytë të Buduçnostit dhe ne na shërbeu shumë kjo përballje sepse kundërshtari bëri një lojë shumë të mirë dhe ne u munduam të shohim gjërat që duhet të rregullojmë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Në këtë ndeshje aktivizuam edhe lojtarin e sapoardhur Martin, i cili nuk është në formën e tij më të mirë megjithatë duhet të punojmë për ta sjellë sa më shpejt në formën optimale.

Gjatë këtyre dy javëve të ndërprerjes së kampionatit, Vllaznia pritet të zhvillojë edhe ndonjë miqësore tjetër që do ta ndihmojë jo pak stafin teknik për konsolidimin e ekipit në prag të ndeshjeve shumë të rëndësishme që do të zhvillojë javët e ardhshme për kampionat.

Lexoni dhe kete

ÇIKLIZËM/ BRUNO KOLA DHE VLLAZNIA, FITUES NË TROFEUN “KORÇA”

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në etapën e parë të trofeut “Korça” zhvilluar pasditen e …