BASKETBOLL MESHKUJ / VLLAZNIA MUND LEHTË TIRANËN

Vllaznia eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat duke mundur Tiranen ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke lene kesisoj pas humbjen e javes se kaluar ndaj Partizanit. Trajneri i ri i kuqebluve Ivankoviç e nis kesisoj ne menyren e duhur aventuren me skuadren e re. Ndaj bardhebluve ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 84-51. Duhet thene se ne takimin e luajtur ne sallen sportive “Fahrie Hoti” te kryeqytetit, Tirana ka rezistuar vetem 10 minuta. Perioda e pare eshte fituar prej tyre me shifrat 19-13.

Me kete nisje, u krijua ideja se ekipi shkodran do te haste nje pengese te forte me kete kundershtar por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Epersia e vendasve ka zgjate vetem kaq sepse me pas eshte Vllaznia qe merr frenat e lojes ne dore. Kuqeblute shkojne ne pushimin e ndeshjes duke udhehequr 34-29 sepse zhvillojne nje periode te dyte shume te mire duke shenuar 21 pike perballe vetem 10 te vendasve. Ne perioden e trete nderkohe vazhdon epersia e ekipit shkodran duke u thelluar dhe ajo do te mbyllej me rezultatin 59-45 nderkohe qe e katerta do t’i hidhte “nokaut” bardheblute qe shenojne vetem 6 pike perballe 25 pikeve te Vllaznise qe fiton kesisoj me 33 pike diference.

Ekipi shkodran kesisoj “harron” humbjen javen e kaluar me Partizanin dhe me kete fitore tashme do te jete e angazhuar maksimalisht per t’i mbyllur me sukses edhe dy ndeshjet e fundit te kesaj faze, ato me Goga Basket dhe Teuten, ndeshje keto qe do te luhen ne Shkoder. Pikerisht keto dy te fundit konsiderohen edhe rivalet kryesore te Vllaznise ne lufte per fitimin e dy trofeve te ketij sezoni.

Lexoni dhe kete

RUDI VATA ANALIZON SEZONIN E KATEGORISË SUPERIORE

Tirana u bë kampione në momentin që Egbo u bë trajner i kësaj skuadre. Kështu …