Sunday , 19 September 2021

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA-TEUTA TË SHTUNËN ORA 18.00

Pas një jave pushimi, kampionati i basketbollit për meshkuj rikthehet me ndeshjet e rradhës të tij dhe në Shkodër po pritet me shumë interes përballja në mes Vllaznisë dhe Teutës. Ndryshimet e fundit që ka pësuar ekipi kuqeblu kanë sjellë një tjetër atmosferë. Ardhja e tre basketbollistëve amerikanë dhe e trajnerit kroat ka ndryshuar tërësisht situatën tek Vllaznia. Tashmë ka më shumë besim se mund t’ia dalin, fillimisht pikësëpari për t’iu shkëputur vendit të fundit në tabelën e rendit jes. Kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë sepse edhe rivalet e mundshme të shkodranëve, Kamza e Tirana kanë marrë më shumë pikë deri më tani dhe për t’i rikuperuar ato, duhet të mundin fillimisht kundërshtarin e rradhës. Por ndeshja me Teutën konsiderohet shumë e vështirë.

Ndonëse tek Vllaznia duan fitoren për vetë pozitën e vështirë ku ndodhen, padyshim që nuk do të jetë e lehtë sepse përballë do të kenë një nga ekipet më të forta të kampionatit. Teuta ka investuar shumë këtë sezon duke marrë në rradhët e saj disa nga lojtarët më të mirë të kampionatit tonë por edhe të huaj pasi synimi është shpallja kampion. Përballë saj kuqeblutë do ta kenë të vështirë por edhe me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalin. Këta të fundit i kanë pritur me shumë interes zhvillimet e fundit dhe premtojnë se do të jenë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për t’i mbështetur. Pritet që këtë herë të pranishëm për të mbështetur Vllazninë të jetë edhe grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”, sepse drejtuesit e rinj kanë premtuar rikthimin e tyre sërish pranë këtij ekipi. Trajneri Plantak dhe basketbollistët kanë nevojë për mbështetje dhe nëse kjo do vijë, me siguri që edhe rezultatet pozitive do të vijnë. Ndeshja Vllaznia- Teuta do të luhet të shtunën në orën 18.00.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …