BASKETBOLL/ SHTYHEN GJYSMËFINALET E KUPËS

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj të planifikuara për këtë fundjavë janë vendosur të shtyhen për javën tjetër për arsye të kushteve atmosferike.

Megjithatë tek Vllaznia janë gati për ndeshjen ndaj Kamzës dhe padyshim që ndaj saj do të synojnë fitoren dhe kualifikimin për në finale. Sipas trajnerit aktual Bledar Gjeçaj, atmosfera në skuadër tani është më e mirë, ka ardhur një basketbollist amerikan e pritet edhe një tjetër, ndërkohë që prej së hënës ekipi do të ketë edhe një trajner të ri.

Këto ndryshime padyshim që do të japin efektin e vet dhe Vllaznia pritet të ketë pretendime këtë sezon…

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës në mes Vllaznisë dhe Kamzës e planifikuar për këtë të shtunë, do të luhet të shtunën tjetër dhe kjo javë në dispozicion pritet të shërbejë për mirë tek ekipi shkodran, për ta konsoliduar edhe më shumë lojën dhe për të arritur suksesin e dytë që do ta çonte atë drejt fitimit të këtij trofeu.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND TEUTËN 90 – 71

Basketbollistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në finalen e dytë ndaj Teutës, …