BASKETBOLL/ TË MARTËN ORA 18.00 VLLAZNIA – PEJA

Sfidat e kombëtares shqiptare do t’i lënë vendin ndeshjes së Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë dhe Pejës që do të zhvillohet pasditen e së martës në Shkodër. Në prag të këtij takimi, trajneri Darko Vujaçiç, në një prononcim për mediat është shprehur se skuadra e tij ka ndryshuar shumë dhe do të synojë fitoren ndaj këtij kundërshtari dhe po ashtu ka premtuar se edhe për dy ndeshjet e ardhshme për kampionat, me Partizanin dhe Tiranën, objektivi do të jetë vetëm fitorja.

Përkthimi: Në ndeshjen e kaluar që kemi luajtur me Pejën, ajo kishte një grup lojtarësh më të mirë se ne dhe prandaj na mundi, ndërsa në këto momentet që po flasim, ne kemi një grup më të mirë se ky kundërshtar dhe më të përgatitur se ato. Peja dhe Akademik janë ekipet favorite për të fituar sivjet Ligën Ballkanike, por kjo gjë nuk na pengon ne të kërkojmë fitoren nesër. Duhet të tregojmë lojë të mirë në mbrojtje por edhe në sulm ashtu siç jemi përgatitur gjatë kësaj periudhe. Vllaznia nuk do të dorëzohet në Ligën Ballkanike dhe do të synojmë fazën e plej-ofit. Por fokusi jonë siç dihet është i përqendruar në kampionatin shqiptar dhe prandaj do t’i marrim sfidat një e nga një duke u përqendruar fillimisht tek Partizani që ka një ekip të mirë por ne na duhet të fitojmë ndaj tij. Vllaznia ka objektivi të fitojë titullin kampion dhe do ta tentojë këtë deri në fund, kuptohet duke patur edhe mbështetjen e tifozëve tanë.”

Ndërkohë për gazetarët ka folur edhe basketbollisti Redi Rakaj që po ashtu ka shprehur besimin për fitore nesër dhe nga ana tjetër, ka bërë të ditur se konkurrenca që ka në ekip, i shërben për mirë në aspektin e rritjes profesionale.

Sfida ndaj Pejës është e vlefshme për fazën e tretë të Ligës Ballkanike dhe do të luhet të martën në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …