BASKETBOLL TË RINJ, VLLAZNIA FITON NDAJ APOLONISË

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për të rinj është rikthyer sërish tek fitoret në kampionat. Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Superior klima, djemtë shkodranë shfaqën një dëshirë të madhe në ndeshjen e rradhës për t’u rikthyer tek sukseset dhe këtë e demostruan në ndeshjen ndaj Apolonisë. Ndeshje kjo që u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në fund të saj është vulosur fitorja e kuqebluve me rezultatin 70 me 50. Kjo përballje është dominuar nga fillimi e dri në fund nga basketbollistët shkodranë të drejtuar nga dyshja e trajnerëve Koka e Taraboshi. pavarësisht përpjekjeve të fierakë, avantazhi i vendasve nuk është vënë asnjëherë në dyshim dhe për rrjedhojë, është rregjistruar edhe fitorja e rradhës për ekipin e Vllaznisë. Me këtë fitore, ai vazhdon të mbajë sërish vendin e dytë në renditje duke siguruar edhe daljen në plej- of.

Padyshim që vështirësia më e madhe për këtë ekip do të jenë pikërisht ndeshjen e turit final të kampionatit. Shkodranët janë kampionët në fuqi të vendit dhe kërkojnë të fitojnë titullin kampion edhe këtë sezon por nuk do të jetë e lehtë. Trajneri Roland Koka ka shfaqur dëshirën e tij që ndeshjet e turit final të zhvillohen përsëri në “Qazim Dervishi” megjithatë duhet pritur vendimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit për këtë gjë. Por, pavarësisht vendit se ku do të luhen ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, Vllaznia do të tentojë deri në fund shpalljen sërish kampion i vendit. Në këtë mënyrë, mbase me ecurinë e këtij ekipi të të rinjve, mund të justifikohet deri diku dështimi i atij të të rriturve që këtë sezon nuk arritën dot të dalin as në plej- of.

Lexoni dhe kete

SINDRIT GURI VAZHDON TË PARAQITET MIRË NË BELGJIKË

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri vazhdon të paraqitet shumë mirë me skuadrën e tij të re …