Monday , 16 September 2019

BASKETBOLL/ TË RINJTË E VLLAZNISË MUNDIN ELBASANIN

Vllaznia në basketboll për të rinj e ka mbyllur me fitore fazën e dytë të kampionatit. Ajo ka luajtur ndaj Elbasanit në “Qazim Dervishi” këtë ndeshje dhe e ka fituar me rezultatin 67-56. Ndeshja ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë kohës nga ekipi shkodran i cili e fitoi edhe pjesën e parë në shifrat 33-28 dhe më pas, e administroi atë deri në fund duke fituar krejt takimin. Në përfundim të kësaj faze, kuqeblutë u renditën në vendin e tetë dhe do të vazhdojnë më tej rrugëtimin e tyre për në fazën finale të kampionatit.

Plej- ofi i sivjetëm është vendosur të jetë me 8 skuadra ngaqë kampionati ka patur një pjesmarrje të madhe prej 14 ekipesh këtë sezon dhe prandaj Vllaznia është në fazën finale të tij. Sipas kalendarit dhe skemës të paracaktuar, ajo do të ndeshet në turin e parë të finaleve me ekipin e vendit të parë, Goga Basket. Për më tepër që ndeshja do të luhet në fushën e kësaj të fundit dhe vështirësia për kuqeblutë rritet edhe më shumë dhe po ashtu zvogëlohen shanset për të shkuar në gjysmëfinale. Megjithatë trajneri Fatjon Hallunaj dhe basketbollistët e tij premtojnë të bëjnë më të mirën e tyre.

Renditja në vendin e tetë i ka penalizuar jo pak, e kjo gjë ka ardhur për shkak të largimit të dy prej lojtarëve më të mirë të ekipit, organizatorit Marku që ka vijuar studimet në Amerikë dhe të lojtarit qendër Memçaj që i është bashkuar Kamzës prej janarit. Vllaznia e të rinjve padyshim që ka nevojë për ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm ashtu si dhe ekipi i parë sepse renditja në vendin e tetë padiskutim që nuk është aspak e mirë, kur ke parasysh se gjithë këto vitet e fundit ai ka qenë pretendent dhe madje edhe disa herë kampion i vendit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …