BASKETBOLL/ TË SHTUNËN “KLASIKJA” VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të dhurojë këtë fundjavë sfidën shumë të rëndësishme në mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila do të luhet të shtunën në orën 18.30 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në prag të këtij takimi kanë dalë para gazetarëve presidenti Alban Xhaferi dhe kapiteni Robert Shestani. Numri 1 i basketbollit shkodran në prononcimin e tij është ndalur edhe tek sukseset e fundit në Ligën Ballkanike, ndërkohë që ka shpalosur edhe njëherë objektivat në kampionat…

Nga ana tjetër, kapiteni Shestani e ka konsideruar një ndeshje klasike këtë përballjen me Tiranën dhe u ka kërkuar tifozëve t’i mbështesin për arritjen e një fitoreje…

Gjatë kësaj konferencë për shtyp, presidenti Xhaferi i ka dhuruar një fanellë të ekipit edhe njërit prej tifozëve të njohur të Vllaznisë, pikërisht Eugen Pepaj i cili në një prononcim të shkurtër ka premtuar se do të vazhdojë ta mbështesë gjithmonë Vllazninë dhe ngjyrat kuqeblu.

Përpara ndeshjes Vllaznia- Tirana ndërkohë do të zhvillohet edhe një ceremoni shumë domethënëse me rastin e 50 vjetorit të një emri të shquar të basketbolit shkodran Bledar Gjeçajt teksa shoqata e basketbollit Vllaznia pritet t’i bëjë një nderim të veçantë.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …