Saturday , 7 December 2019

BASKETBOLL/ VLADIMIR IVANKOVIÇ, TRAJNERI I RI I VLLAZNISË

Humbja ndaj Partizanit i ka kushtuar rëndë trajnerit të Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Bullgari Nikolai Gospodinov nuk do të jetë më trajneri i kësaj skuadre. Largimi i tij është përfolur që mbrëmjen e së dielës por është zyrtarizuar mesditën e sotme nga shoqata e basketbollit Vllaznia. Përmes një deklarate për shtyp bëhet e ditur se ka qenë vetë Gospodinov që ka kërkuar dorëheqjen nga kjo detyrë dhe ajo është pranuar nga drejtuesit e klubit. Kjo me qëllimin e mirë për arritjen e rezultateve të dëshiruar dhe përmbushjen e objektivave që Vllaznia e basketbollit ka për këtë sezon.

E ndërsa Gospodinov është larguar, presidenti Xhaferi dhe stafi i tij ka nxituar të gjejë pasuesin e bullgarit për pankinën dhe sërish kanë zgjedhur një të huaj për timonin e skuadrës shkodrane. Ata kanë zgjedhur kroatin Vladimir Ivankoviç që të jetë trajneri i ri i ekipit të meshkujve të Vllaznisë. Një trajner ky me shumë përvojë dhe njëkohësisht edhe i suksesshëm teksa ka qenë edhe trajneri i kombëtares së femrave të vendit të tij, ka fituar 2 herë kupën në Kroaci, një titull kampion e po ashtu një herë fitues i titullit kampion dhe kupës edhe në Austri.

Me të në pankinë pritet që Vllaznia të ndryshojë tërësisht pasi duhet pranuar se me ecurinë e deritanishme nuk ka krijuar profilin e një ekipi pretendent siç e kanë kërkuar drejtuesit. Fajet kryesore për këtë i kanë shkuar padyshim trajnerit të mëparshëm i cili përveç të tjerave krijoi edhe probleme me lojtarët, kryesisht ata shkodranë dhe kjo ka bërë që klima në skuadër të mos jetë e mirë. Për këto arsye, trajneri i ri Ivankoviç para se të mendojë për skemat dhe anët teknike, fillimisht duhet të rregullojë harmoninë në skuadër.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …