Friday , 21 February 2020

BASKETBOLL/ VLLAZNIA AKORD EDHE ME NJË AMERIKAN TJETËR

Tre ditë më parë presidenti i Vllaznisë së basketbollit Alban Xhaferi gjatë prezantimit të malazezit Kushovac, do të premtonte të tjera blerje cilësore për ekipin të cilët do të plotësonin boshllëkun e krijuar nga largimet e Evans dhe Hudson. Përveç malazezit Kushovac, drejtuesit e Vllaznisë mësohet se kanë arritur akordin me një tjetër sportist cilësor. Bëhet fjalë për amerikanin Trayvon Reed. Palët duket se kanë mbyllur gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe lojtari pritet të jetë në Shkodër në ditët e para të janarit. 24 vjeçari qe eshte 2.18 metra i gjate, ka statistika shume te mira dhe luan ne pozicionin 5, pra pikerisht aty ku luante me pare Evans dhe pritet qe jo vetem ta zevendesoje por ta beje ne menyren e duhur.

Me kete lojtar pritet qe ne ditet e ardhshme te firmoset edhe kontrata respektive, çka do ta beje ate qe te zyrtarizohet si basketbollist i Vllaznise. Por nuk përjashtohet mundësia që përveç Reed të vijë edhe ndonjë tjetër lojtar. Kjo do të bënte që pastaj nga ekipi të kishte edhe largime. Duhet thënë se merkatoja e kuqebluve nuk ka qenë ajo më e goditura këtë sezon, pasi kanë ardhur jo pak lojtarë të cilët jo vetëm që nuk kanë bërë diferencën me të tjerët, por edhe kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre. Kjo ka bërë që ekipi shkodran të pësojë edhe tre humbje në ndeshjet e deritanishme të kampionatit.

Presidenti Xhaferi është i vendosur për të pretenduar deri në fund për fitimin e dy trofeve të këtij sezoni, titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, por duket se nuk do të jetë kaq e lehtë sepse rivaliteti sidomos me Teutën dhe Goga Basket, do të jetë shumë i madh deri në fund. Por nëse Vllaznia po ndërhyn sërish në merkato, të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe këto dy ekipet e tjera dhe prandaj gara pritet të jetë shumë e fortë deri në ndeshjet e fundit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NDAJ LUFTËTARIT ME EFREMOV NË PORTË

Ndeshja e radhës për kampionat do ta vërë Vllazninë përballë Luftëtarit të Gjirokastrës. Sfida do …