Monday , 16 September 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA DO NISË STËRVITJEN MË 2 SHTATOR

Shumë ambicje dhe shumë projekte por ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ende nuk ka filluar stërvitjen. Diçka absurde në fakt sepse flitet për një ekip që do të ketë pretendime madhore në sezonin e ri, megjithatë mosfillimi i stërvitjes ka dy shpjegime. E para, kontratat e të gjithë basketbollistëve të Vllaznisë fillojnë më 1 shtator dhe e dyta, kampionati i ri pritet të startojë në tetor. Kjo do të thotë se stafi teknik do të ketë të gjithë kohën e duhur në dispozicion për ta bërë skuadrën gati. Trajneri Gospodinov ka vendosur që stërvitja të nisë në ditën e dytë të muajit që vjen dhe për momentin pjesë e saj do të jenë vetëm dy amerikanë të cilët kanë firmosur tashmë me ekipin shkodran, pikërisht Evans dhe Hudson.

Nga ana tjetër, mësohet se drejtuesit po punojnë për të marrë të tjerë lojtarë dhe së paku pritet të vijnë edhe dy lojtarë të tjerë. Megjithatë, gjithçka do të sqarohet në fillimin e muajit shtator kur skuadra të nisë përgatitjet dhe aty do shikohet më mirë për nevojat që ajo do ketë për përforcime. Presidenti Xhaferi ka treguar se është i vendosur për të ndërtuar një Vllazni të fortë dhe prandaj nuk do hezitojë të shpenzojë në këtë drejtim.

Gjithashtu, drejtuesit e shoqatës së basketbollit Vllaznia po punojnë edhe në aspektin menaxherial duke biseduar dhe lidhur marëveshje me biznese e sponsorë të ndryshëm të cilët do të jenë mbështetje për ekipin i cili në sezonin e ri pritet të ketë ambicje të mëdha, për të synuar fitimin e trofeve dhe po ashtu, edhe për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …