Saturday , 27 November 2021

BASKETBOLL/ VLLAZNIA E NIS ME HUMBJE LIGËN UNIKE

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka nisur me humbje aventurën e saj në Ligën Unike. Në ndeshjen e parë të saj, atë të luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim DervishI” të Shkodrës ndaj ekipit kosovar Ylli, kuqeblutë janë mundur me rezultatin 79 me 67.

Në fakt, ata e kanë nisur mirë ndeshjen dhe deri në minutën e 28-të të saj kanë qenë në udhëheqje të rezultatit, por në fund nuk kanë arritur dot ta ruajnë atë dhe për rrjedhojë janë detyruar ta pranojnë humbjen.

Një humbje kjo që në fakt e ka mërzitur së tepërmi trajnerin e Vllaznisë Nikola Milatoviç për mënyrën si shkoi ndeshja dhe lëshimin e lojës nga lojtarët e tij në fundin e saj e këtë e ka shprehur edhe në prononcimin e dhënë për mediat…

Përkthimi: Si fillim dua t’i uroj fitoren ekipit të Yllit, ndërkohë jam i zhgënjyer me ekipin tim sepse paraqiti dy faqe në këtë ndeshje, krejt ndryshe në të dytën nga e para. Ishin të njëjtët lojtarë por asnjëri prej tyre nuk bëri në pjesën e dytë atë që bëri në të parën.

Në fillim mbrojtja na funksionoi shumë mirë, por më pas gjithçka shkoi shumë keq. Aktiviuam edhe 7 lojtarë të tjerë por asnjëri nuk bëri atë që duhej. Vërtetë skuadra ka pak probleme fizike, por gabimet në këtë ndeshje nuk erdhën prej saj. Megjithatë duhet të shohim përpara, të mundohemi t’i korigjojmë gabimet dhe të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës për kampionat me Kamzën ku do të synojmë fitoren.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kapiteni i Yllit Gëzim Morina ka vlerësuar paraqitjen e Vllaznisë, por deklaroi se objektivat e skuadrës së tij janë shumë serioze dhe do të synojnë fitimin edhe të këtij trofeu, pas atij të Superkupës Mbarëkombëtare pak ditë më parë po në Shkodër…

Vllaznia ndërkohë do të jetë e detyruar ta lërë menjëherë pas humbjen me Yllin e të nisë të mendojë për ndeshjen e kampionatit të së mërkurës me Kamzën ku do të synojë padyshim fitoren.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …