BASKETBOLL/ VLLAZNIA E PËSON NË FUND NDAJ TEUTËS

Vllaznia e basketbollit të meshkujve nuk ia ka dalë të fitojë ndaj Teutës kyesuese teksa është mundur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 87 me 83. Dy- tre gabime të shkodranëve në sekondat e fundit, I kanë kushtuar shumë skuadrës kuqeblu. Takimi ka patur shumë rivalitet. Në dy periodat e para, ka qenë Teuta që I ka mbyllur në avantazh me një dhe dy pikë. Në të tretën ndëkohë durrsakët luajnë mëmirë dhe udhëheqin deri në 14 pikë por shkodranët reagojnë dhe në periodën e fundit arrijnë të barazojnë.

Në 28 sekondat e fundit, amerikani Hudson ka dy mundësi të arta për të shënuar, por gabon në interpretimin e aksioneve dhe u jep mundësi basketbollistëve të Teutës të shënojnë dhe ta mbyllin ndeshjen në favorin e tyre me rezultatin 87 me 83. Trajneri i Vllaznisë Ivankoviç u ka kërkuar falje tifozëve për zhgënjimin e humbjes por ka pranuar që kundërshtari ishte shumë i fortë.

Përkthimi: Fillimisht dua të falenderoj ekipin e Teutës që luajti një basketboll shumë të mirë, edhe Vllaznia luajti mirë megjithatë fitorja shkoi për miqtë. Dua të falenderoj tifozët tanë që krijuan një atmosferë shumë të bukur pavarësisht humbjes. Në fakt ishim shumë pranë fitores, ose të paktën ta çonim në shtesë, por nganjëherë lojtarët marrin vendimin nga vetja e tyre dhe jo nga ajo çfarë u thotë trajneri. Dua të falenderoj në veçanti djemtë shkodranë sepse ato na futën dy herë në lojë pikërisht atëherë kur ishim 10 pikë disavantazh. Tani duhet të mendojmë për sfidën me Gogën por njëkohësisht, dua t’u kërkoj edhe njëherë tjetër falje tifozëve tanë për humbjen ndaj Teutës dhe u premtoj se do të bëjmë maksimumin për të fituar ndaj Gogës.

Ndërkohë presidenti i Teutës Arqile Gorea ka vlerësuar shfaqjen e bukur që dhanë dy ekipet në fushë dhe po ashtu, rolin e presidentit Xhaferi në basketbollin shkodran dhe atë shqiptar.

Vllaznia ndërkohë duhet të lërë pas ndeshjen me Teutën dhe të nis të mendojë menjëherë për sfidën e rradhës, atë që do të luajë ditën e mërkurë ndaj Goga Basket, ndeshje kjo që do të luhet sërish në Shkodër, ku padyshim që do të tentohet fitorja për ta mbyllur me sukses këtë vit e për të menduar për një vit edhe më të suksesshem për atë që do të vijë.

Lexoni dhe kete

ARTAN KALAJA: ABSURDE, MË LARGUAN PAS 5 MUAJSH PUNË

Pas pesë muajsh punë tek ekipi i volejbollit të të rriturave të Vllaznisë, trajneri Artan …