Saturday , 7 December 2019

BASKETBOLL/ VLLAZNIA E TË RINJVE E NIS ME FITORE KAMPIONATIN

Vllaznia në basketboll për të rinj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë të tij, ajo ka pritur në “Qazim Dervishi” një nga rivalët e saj kryesorë, ekipin Superior Klima ndaj të cilit ka triumfuar me rezultatin 78 me 69. Duhet thënë se takimi ka patur rivalitet dhe sidomos në dy periodat e para gjithçka ka qenë e barabartë.

Por në periodën e tretë, falë lojës së shkëlqyer të basketbollistit Elian Memçaj por edhe lojtarëve të tjerë, Vllaznia krijoi epërsinë e duhur me të cilën pastaj e administroi avantazhin deri në fund duke siguruar kësisoj fitoren e parë. Trajneri Fatjon Halluni duke folur pas kësaj ndeshje është shprehur i kënaqur me këtë sukses dhe njëkohësisht ka deklaruar se Vllaznia sivjet ka objektiva serioze në kampionat.

Elementi që trajneri Halluni ka në dispozicion duket se premton për të ardhmen dhe në fakt e rëndësishme është jo vetëm titulli kampion, por që këta lojtarë të rinj të mbushin shpejt ekipin e parë në mënyrë që të mos kemi më nevojë të marrim kaq shumë të huaj siç ka ndodhur sivjet.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …